Loading…

Limaj: Veç Kurti nuk po pajtohet që demarkacioni të shkojë në Kuvend

  • 16/02/2018 | 19:20

Limaj: Veç Kurti nuk po pajtohet që demarkacioni të shkojë në Kuvend

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka thënë se shpreson që marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi do të ratifikohet nga Kuvendi i Kosovës para seancës solemne, si dhuratë për qytetarët në dhjetëvjetorin e pavarësisë.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se ky akord, i arritur përmes dialogut duke ruajtur interesat e të dy shteteve dhe me kujdes për ndjeshmërinë e situatës, i jep mundësi rishikimit të krejtësishëm të vijës kufitare me shtetin fqinj.

“Me vullnet të mirë, me zgjidhje kreative është arritur kjo marrëveshje. Jemi ulur si dy vende mike, për ta ndihmuar njëra-tjetrën, duke respektuar interesat. Në këtë situatë, zgjidhja ka qenë që të gjenden pikat e përbashkëta, që kënaqin interesat e të dy vendeve, duke respektuar ndjeshmërinë e vendit fqinj. Ne besojmë që ekspertët janë ata që duhet t’i japin fund kësaj çështje. Tani u duhet dhënë mundësia atyre që mendojnë se ka pasur gabim në shënjimin e vijës kufitare që ta shohin prapë, duke pasur kohën e mjaftueshme”, ka thënë ai.

Limaj ka thënë se përveç Kurtit të gjithë liderët tjerë janë pajtuar që çështja e demarkacionit të procedohet sa më shpejtë.

“Përveç Albin Kurtit, të gjithë liderët e partive janë pajtuar që çështja e demarkacionit të procedohet sa më shpejtë. Unë mendoj që e udhës është që kjo të ndodhë, duke iu dhënë mundësia ekspertëve që kjo çështje të rishikohet”, ka thënë Limaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë