Loading…

Limaj tregon pse s’po bën fushatë me Haradinajn e Veselin

  • 26/05/2017 | 22:04

Limaj tregon pse s’po bën fushatë me Haradinajn e Veselin

“Kjo cfarë po shihet në terren besoj se është ajo që duhet të ndodhë. Është më mirë që po bëjmë fushatë kështu, sepse ne kemi obligime ndaj strukturave tona që të jemi me to. Normalisht, në një moment do të kemi tubim dhe takim të përbashkët”


Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, në Magazinën Zgjedhore të Klan Kosovës, ka hedhur poshtë pretendimet se problemet brenda koalicionit PDK-AAK-NISMA po bëjnë që të tri partitë të bëjnë fushatë ndaras.

Ai ka deklaruar se secila parti fushatën e koncentron tek elektorati i saj, pasi përgjegjësinë fillestare e ka ndaj tij, duke shtuar se në një moment të caktuar kohor të tre liderët e partive do të bëhen bashkë në fushatë, njofton Klan Kosova.

“Është hera e parë në Kosovën e pasluftës që ka koalicione të mirëfillta parazgjedhore. I pari i këtij lloji është ai që kohë më parë e kemi ndërtuar me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës”.

“Tash në koalicion jemi tri parti politike, që dallojmë në pika programore, në vizion, në lidership. Edhe me AAK-në neve na është dashur kohë të ambientohemi. Por as me të nuk kemi bërë bashkë fushatë”.

“Kjo cfarë po shihet në terren besoj se është ajo që duhet të ndodhë. Është më mirë që po bëjmë fushatë kështu, sepse ne kemi obligime ndaj strukturave tona që të jemi me to. Normalisht, në një moment do të kemi tubim dhe takim të përbashkët”.

“Ne jemi pajtuar që Ramush Haradinaj të jetë kandidat për kryeministër. Ai normalisht e nxjerr vizionin qeverisës. Ne të tjerët kontribuojmë në format tona, secili”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë