Loading…

Limaj thotë që Hoti do ta realizojë vizionin e Nismës në Rahovec

  • 13/10/2017 | 20:47

Limaj thotë që Hoti do ta realizojë vizionin e Nismës në Rahovec

Nisma për Kosovë sonte ka mbajtur takim elektoral me banorët e Krushës së Madhe në Rahovec, ku u prezantua kandidati për kryetar të Rahovecit nga kjo parti, Besnik Hoti, ndërsa është premtuar rritje të subvencioneve dhe garantim të granteve për bujqit, përmirësimin e infrastrukturës dhe ndërtimin e një çerdheje.


Kryetari i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj tha se Kursha i ka njerëzit më punëtor në gjithë Kosovën, dhe shtoi se e mira e Krushës dhe Rahovecit është Besnik Hoti, që ka vlera të kalibrit jo vetëm komunal, por të Kosovës dhe kombëtare.

“Unë po ju them juve krushianëve, ne ia dimë vlerën këtij djali, e do ta mbështesim fort këtë burrë, këtë intelektual, do ta mbështesim fort për të çarë rrugë, sepse e dimë se i shërbejmë vendit tonë, duke e mbështetur këtë burrë. E dimë se kudo që merr detyra shtetërore, Besniku do të na qet faqebardhë, ashtu siç na ka qit babai i tij kur ka qenë koha për lirinë e Kosovës. Vizioni ynë politik, gërshetohet komplet me këtë njeri. Ju mund të keni projektin më të mirë politik, por nëse nuk e keni njeriun e duhur, asgjë nuk të duhet ai projekt, mbetet pa u realizuar. Ju mund të keni një njeri të mirë, por nëse nuk keni një projekt, përsëri gjërat mbesin, ne kemi pas fatin që në vizionin tonë kemi një djalë, në të cilin është i mëshiruar krejt ai vizioni ynë politik, në shpirtin dhe zemrën e tij”, tha Limaj.

Kandidati i Nismës për Kosovës për kryetar të Rahovecit, Besnik Hoti tha se Nisma është me orientim social-demokrat dhe në këto zgjedhje garon me një platformë të qartë politike, duke ofruar zgjedhje për të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët e vendit tonë. Hoti tha se do të ofrojnë subvencione dhe grante për bujqësi.

“Rritja e subvencioneve dhe garantimi i granteve për bujqit dhe fermerët, është një nga pikat kryesore të programit tim për bujqësinë, e cila ka gjetur edhe përkrahjen e Ministrisë së Bujqësisë. Zëvendësimi i makinerisë bujqësore të amortizuar, me makineri të teknologjisë së lartë. Binjakëzimi komunë së Rahovecit me komunat tjera. Ngritjen e një instituti për regjistrimin e farërave cilësore. Rregullimin e infrastrukturës. Ngritjen e një çerdhe dhe kënd lojërash, për fëmijët të cilët pas orarit të shkollës, enden rrugëve të Krushës, duke u bërë edhe burim i aksidenteve”, premtoi Hoti

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë