Loading…

Limaj takon ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë

  • 27/02/2019 | 15:10

Limaj takon ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka mbajtur takim me ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar, transmeton Gazeta Metro.


Në këtë takim kanë biseduar për zhvillimet politike në vend

Përmes një postimi në Facebook, Limaj treguar se e ka njoftuar ambasadorin për angazhimet e Delegacionit Shtetëror për Bisedimet me Serbinë si dhe procedimin në Kuvend të platformës për dialog me Serbinë.

‘Ambasadori turk ofroi përkrahjen e Turqisë për Delegacionin Shtetëror. Diskutuam edhe për mundësinë e dinamizmit të aktiviteteve  sidomos në aspektin ekonomik mes dy vendeve. Falënderova ambasadorin për ndihmën e vazhdueshme që Turqia ka dhënë për Kosovën në vazhdimësi, e ne veçanti për ndihmën në konsolidimin e shtetit të Kosovës, njohjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare’

Ky është postimi i plotë i Limajt:

‘Sot pata kënaqësinë ta prisja në një takim njohës ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar, të cilin e urova për detyrën e re.

Biseduam për zhvillimet aktuale politike në vend me theks të veçantë për dialogun Kosovë- Serbi.

Ambasadorin e njoftova me angazhimet e Delegacionit Shtetëror për Bisedimet me Serbinë si dhe procedimin në Kuvend të platformës për dialog me Serbinë.

Ambasadori turk ofroi përkrahjen e Turqisë për Delegacionin Shtetëror.

Diskutuam edhe për mundësinë e dinamizimit të aktiviteteve  sidomos në aspektin ekonomik mes dy vendeve.

E falënderova ambasadorin për ndihmën e vazhdueshme që Turqia ka dhënë për Kosovën në vazhdimësi, e ne veçanti për ndihmën në konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe njohjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare’, ka shkruar Limaj./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë