Loading…

Limaj: Po i shërbeve vendit, këta të çojnë në burg, ose të vrasin

  • 29/01/2017 | 13:48

Limaj: Po i shërbeve vendit, këta të çojnë në burg, ose të vrasin

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka deklaruar se “në Kosovë duhet të jesh mashtrues për të ecur shpejt, por po i shërbeve vendit, ose të çojnë në burg, ose në Shtime, ose të vrasin”.


Ai këto komente i Limaj i bëri në Kuvendin Zgjedhor të degës së Nismës për Kosovën në Mitrovicë, ku tha se veriu vazhdon të mos qeveriset nga institucionet e Kosovës por nga Serbia e cila është edhe e organizuar në atë pjesë si asnjëherë më parë.

“Veriu as nuk administrohet, as nuk qeveriset, ku si asnjëherë më parë Serbia është prezente, e organizuar. Njerëzit po largohen dhe çka bënë Prishtina, hesht. Këtu ndërtohet muri para syve, ata thonë se nëse ndërtohet do ta rrënojmë, ata thonë duhet ta rrënojnë qytetarët e Mitrovicës”, transmeton KP.

Sipas tij, në Kosovë asnjëherë nuk ka qenë më vështirë për një njeri që dëshiron t’i shërbej vendit të vet, madje as në kohën e Rankoviqin.

“Kjo sepse në institucione nëntë punojnë mbrapsht e një mirë. Prandaj ne duhet të angazhohemi që nëntë të jenë në shërbim të vendit. Në këtë vend duhet të jesh laper e mashtrues për të ecur shpejt. Po i shërbeve vendit, këta ose të çojnë në burg, ose të çojnë në Shtime, ose të vrasin”, tha ai.

Ai ka folur edhe për kabinetin qeveritar.

“Ka ministra që kur të zgjohen në mëngjes, para se të shkoj në punë, dalin para pasqyrës dhe thotë: a thua njëmend jam ministër? Ee gruaja e tij i thotë: edhe unë po çuditem se nuk e di si të kanë marrë”, tha ai. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë