Loading…

Limaj për Muratin: Në karrigen e ministrit ndodhet falë vlerave të UÇK’së

  • 04/07/2022 | 23:21

Limaj për Muratin: Në karrigen e ministrit ndodhet falë vlerave të UÇK’së

Kryetari i Nisma Socialdemokrate Fatmir Limaj ka komentuar deklarimet e ministrit të Financave Hekuran Murati kundër veteranëve e vlerave të UÇK’së.


“Vlerat e UÇK-së asnjëherë nuk janë vendosur në pikëpyetje. Këto vlera janë shumë më të mëdha, janë dëshmi e realitetit që jetojmë sot”, ka thënë Limaj në Politico të Kanal 10.

Ndërkohë që Murati ka kërkuar falje për deklaratën e tij të para disa viteve, duke thënë se reagimi i tij ka qenë zhgënjimi me fryrjen e numrave të veteranëve, Limaj ia ka kujtuar atij se në karrigen e ministrit ndodhet falë vlerave të UÇK’së.

“Unë nuk pajtohem me asgjë se çfarë ka thënë Murati. Ai ndodhet në atë karrige duke iu falënderuar vlerave të UÇK-së”, ka thënë Limaj.

Limaj e ka quajtur fyese deklaratën e ministrit Murati në Facebook në vitin 2016, se lufta në Kosovë ka zgjatur vetëm tre muaj, duke kujtuar se masakra të shumta kanë ndodhur edhe gjatë vitit 1998.

“Ai asnjë minutë nuk duhet të qëndrojë në detyrë”, tha Limaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë