Loading…

Limaj për Kurtin: I hershëm në skenë, s’bëhet Kryeministër një person që nuk ka punuar kurrë për shtetin

  • 16/09/2019 | 20:34

Limaj për Kurtin: I hershëm në skenë, s’bëhet Kryeministër një person që nuk ka punuar kurrë për shtetin

Fatmir Limaj, kandidat për Kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR, ka thënë se nuk mund të vie në krye të vendit një njeri që nuk ka punuar kurrë punë publike, duke aluduar në kundërkandidatin e tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, transmeton Gazeta Metro.


Limaj, në një tubim me strukturat e Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, ka thënë se disa prej kandidatëve për kryeministër të Kosovës janë ‘të hershëm në skenë’.

“Aktualisht nga ofertat që keni sot për kryeministër, janë disa që janë të hershëm. Kosova nuk e ka luksin që sot ta zgjedh kryeministër njeriun që për herë të parë në punën publike të shkojë e të bëhet kryeministër”, deklaroi Limaj.

Limaj ka thënë se në të kaluarën edhe ai ka refuzuar pozitën e kryeministrit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë