Loading…

Limaj për debatin e flamurit: Majlinda Kelmendi mori medaljen me flamurin e Kosovës

  • 13/02/2018 | 21:09

Limaj për debatin e flamurit: Majlinda Kelmendi mori medaljen me flamurin e Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se është krejt e panevojshme debati për vendosjen e flamur të Kosovës në Prishtinë.


Limaj ka thënë se është dhjetë vjetori i pavarësisë së Kosovës, dhe kjo është arsyeja pse po vendoset flamuri.

Ai ka thënë se Kosova është shtet i lirë dhe kushdo dhe kudo mund ta vendos flamurin kombëtar, por vendosja e flamurit të Kosovës është me simbolik sepse simbolizon shtetin e Kosovës.

“E kemi përvjetorin edhe nuk e di pse po bëhet ky debat. Kush na e ndalon, e vendosim ku dojmë dhe ka dojmë. Është dhjetë vjetori, është gjëja më normale vendosja e flamurit të Kosovës. Unë se kam atë problem , e vendosim ku dojmë, vend i lirë jemi”, ka thënë Limaj në TV Dukagjin.

Limaj ka thënë se medaljen e artë në gara Majlinda Kelmendi e fitoi me flamurin e Kosovës, dhe sipas tij, kjo është krenari.

“Majlinda mori medaljen me flamurin e Kosovës, kjo është krenari”, ka thënë Limaj.

http://gazetametro.org/flamuri-te-rrethi-qytetaret-kundershtojne-heqjen-e-flamurit-kombetar/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë