Loading…

Limaj paralajmëron edhe një masë të rreptë ndaj Serbisë

  • 21/11/2018 | 22:22

Limaj paralajmëron edhe një masë të rreptë ndaj Serbisë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka paralajmëruar Serbinë se Kosova mund ta marrë edhe një masë tjetër ndaj saj, pas vënies së taksës prej 100 për qind ndaj mallrave serbe.


Limaj ka thënë në televizionin T7, se Qeveria e Kosovës është duke shqyrtuar aplikimin e reciprocitetit me Serbinë për targat e automjeteve.

Ai ka theksuar se një masë e tillë mund të merret shumë shpejt, duke thënë se ministritë kompetente do të jenë të gatshme.

Sipas Limajt, reciprociteti do të detyronte automjetet me targa të Serbisë që t’i ndërronin ato me targa të përkohshme, para se të hynin në territorin e Republikës së Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë