Loading…

Limaj njoftoi se në Malishevë është shënuar viktima e parë nga Covid-19

  • 08/04/2020 | 21:39

Limaj njoftoi se në Malishevë është shënuar viktima e parë nga Covid-19

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka lajmëruar për viktimën e parë nga Komuna e Malishevës si pasojë e sëmundjes Covid-19.


Limaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka njoftuar se në bazë të informacioneve të fundit një grua e infektuar nga Malisheva ka vdekur.

“Dua ta ngushëllojë familjen e së ndjerës me këtë rast”, tha ai.

I pari i NISMA Socialdemokrate thotë se numri i madh i të prekurve në Malishevë lidhet me numrin e madh të qytetarëve nga kjo komunë që jetojnë në Itali.

Limaj thotë se nga 13 marsi mbi 200 persona nga Italia janë kthyer në Malishevë.

“Mendoj se këtu qëndron njëri ndër problemet më të mëdha për Malishevën”.

Kryetari i NISMA-s thotë se pandemia nuk mund të luftohet ën baza lokale, ndërsa sipas tij nga qendra kanë vepruar shumë vonë.

“Malisheva është në karantinë nga 14 marsi dhe deri para dy-tri ditësh askush nuk e ka vizituar”, tha ndër të tjera Fatmir Limaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë