Loading…

Limaj kërkon zbardhjen e rastit të vdekjes së dy zyrtarëve policorë, ngushëllon familjen

  • 07/05/2018 | 18:54

Limaj kërkon zbardhjen e rastit të vdekjes së dy zyrtarëve policorë, ngushëllon familjen

 Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pas gjetjes së trupi të policit të Armend Trenës në Lepenc ka ngushëlluar familjarët e policit dhe ka kërkuar që sa më shpejt të zbardhet rasti që shpiu deri tek vdekja e dy zyratarëve policorë.

Limaj ka inkurajuar organet kompetente që në afat sa më të shpejtë t’i zbardhin rrethanat që çuan në vdekjen e dy zyrtarëve policorë.

“Njësitë e kërkim-shpëtimit të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe ekipeve tjera të përfshira në kërkim të policit të zhdukur, sot gjetën trupin e pajetë të policit Armend Trena. Vdekja tragjike e dy policëve ka pikëlluar të gjithë qytetarët e Kosovës. U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë bashkëpunëtoreve të Trenës në Policinë e Kosovës. Mirënjohje të gjitha ekipeve të kërkim-shpëtimit dhe të angazhuarve tjerë që për më shumë se një javë nuk reshtën së kërkuari trupat e pajetë të dy policëve. Inkurajoj organet kompetente që në afat sa më të shpejtë t’i zbardhin rrethanat që çuan në vdekjen e dy zyrtarëve policorë”, ka shkruar Limaj në Facebook.

Policët, Malsor Dashi dhe Armend Trena u përfshinë në një aksident trafiku me 28 prill në rrugën Kaçanik – Hani i Elezit, kur vetura e tyre zyrtare ra në lumin Lepenc./gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë