Loading…

Limaj: Jo dialog siç e bënin Hashimi e Isa, së pari kërkimfalje nga Serbia

  • 08/06/2017 | 21:42

Limaj: Jo dialog siç e bënin Hashimi e Isa, së pari kërkimfalje nga Serbia

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, në një tubim të enjten me simpatizantë dhe struktura të Nisma në Prishtinë, ka thënë se do të dialogojnë me të gjithë fqinjët, por dialogu me Serbinë duhet të ketë qasje tjetër.


Ai tha se së pari pala serbe duhet të kërkojë falje për të gjitha ato që ia ka bërë Kosovës, dhe se ai dialog të përfundojë me njohjen e Kosovës.

Po ashtu, kreu i Nisma tha se dialogu duhet të përfundojë edhe me respektimin e të drejtave të qytetarëve në Luginën e Preshevës.

“Po dialog gjithmonë me të gjithë, dialogu është çelësi i zhvillimit, i ndryshimit, i bashkëpunimit të njerëzve, vendeve, komuniteteve. Dialog me të gjithë fqinjët që janë të interesuar të dialogojnë me Kosovën, që edhe Kosova ka interes të dialogojë për çdo temë të hapur në mes të shteteve. Por, kur vijmë te dialogu me Serbinë duhet të kemi qasje krejt tjetër, dialog po, por jo si ajo që e bënte Hashimi dhe Isa, jo, ne duam dialog që së pari ata njerëz të kërkojnë falje për atë që ia kanë bërë Kosovës, që ai dialog të përfundojë me njohje të Kosovës, në respektimin e të drejtave të qytetarëve në Luginë të Preshevës, ashtu siç kërkohet për komunitetin serb këtu”, tha Limaj.

Ai tha se ky vend ka dinjitet dhe se presin se sikur të gjithë popujt tjerë në rajon të respektohet edhe dinjiteti i qytetarëve të Kosovës, por kjo sipas tij mund të vijë vetëm me një qeveri, e cila mbron dhe lufton për interesa të vendit dhe të qytetarëve të saj.

Para qytetarëve të Prishtinës, Limaj tha se Kosova ka pak mundësi, e një rast të madh. Ai tha se oferta e tyre me kandidatin për kryeministër është një mundësi.

“Kosova ka pak mundësi, e një rast të madh, të vazhdohet status-quo siç ka qenë këto tri vite, apo t’i jepet një shpresë që ky vend të fillojë të lëvizë. Logjika e vjetër e qeverisjes e dimë se çfarë na sjellë, jo ndryshim. Oferta jonë me kandidatin për kryeministër është një mundësi, është një shpresë që ia vlen të provohet që nuk ka pasur mundësi të provohet”, tha Limaj.

Limaj porositi të gjithë qytetarët e Prishtinës që të mos votojnë kandidat për deputet, të cilët ndryshojnë mendimet e tyre në bazë të kërkesave të liderëve të partive.

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, para qytetarëve të Prishtinës prezantoi edhe tri prioritetet e kësaj partie, një të punësuar për çdo familje në dy vitet e ardhshme, krijimi i fondit të vetëpunësimit dhe 400 milionë euro investime në bujqësi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë