Loading…

Limaj ironizon Thaçin për trenin

  • 14/01/2017 | 21:16

Limaj ironizon Thaçin për trenin

Lideri i Nismës për Kosovën, Famit Limaj ka ironizuar rreth deklarimeve se kush e ndali trenin të hynte në Mitrovicë. Ai ka thënë se tash pas kthimit të trenit në Beograd, është Hashim Thaçi ai që tenton të  nxjerrë përfitime për veten e tij në bazë të angazhimeve dhe punës së dikujt tjetër.


Limaj ka theksuar se ishte presioni publik në Kosovë që e ka ndalur trenin të mos futet në territorin e Kosovës, duke thënë se e vetmja pyetje që duhet të shtrohet është se kush e lejoi këtë situatë të krijuar tash, kur Serbia merr guxim të provokojë me një tren, si dhe kush e solli murin në Mitrovicë?!

Sipas tij, politika e qeverisë së tanishme kosovare është treguar e papërgjegjshme me interesat e vendit, duke marrë për bazë vetëm interesin individual.

“E tash filloj gara se kush e ndali trenin..!Si gjithmonë e kemi Hashimin i cili vrapon për të nxjer përfitime për veten e tij, nga angazhimi dhe puna e të tjerëve.Trenin nga Serbia e ndali presioni publik në Kosovë dhe poashtu angazhimi i ndërkombëtarëve të cilët e kuptuan se ky veprim i qeverisë së Serbisë po e cenon rendin dhe sigurinë në Kosovë.Pyetja e cila don përgjigje sot është: Se kush është përgjegjës për këtë situatë të krijuar ku Serbia merr guxim dhe nis këtë tren provokativ dhe me simbolikë të qartë, dhe kush e çka e solli murin në Mitrovicë ? Krejt kjo që po ndodh sot rrënjët i ka qysh nga fillimi i dialogut pa kushte me Serbinë në vitin 2011, poashtu politika aventureske dhe e papërgjegjshme e kësaj qeverie, dhe tregtimi i disa politikanëve në pushtet me interesat e vendit tonë, për interesin e tyre individual. Këta i kanë shkaktu shumë sherre e plagë Kosovës tonë, e që fatëkeqësishtë do të jetë shumë e vështirë me i largu dhe me i shëru”, ka shkruar Limaj në Facebook./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë