Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar sot në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita, në lidhje me raportin e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton Gazeta Metro.
Limaj në fjalën e tij ka vendosur të flasë për shumë tema të cilat po e shqetësojnë opozitën, duke kritikuar kështu për qëndrimet e pozitës sa i përket raportit me SHBA’të, raport ky për të cilin po thuhet se është drejt një shembjeje.
Ai ka thënë se për partitë e pozitës, data se kur fituan zgjedhjet shënon ditën kur është shpallë Pavarësia për ta.
“Për juve shtet ka filluar me 6 tetor dhe me 3 shkurt. Për juve më 6 tetor është shpallë pavarësia e Kosovës”, ka thënë Limaj.
I pari i Nismës tutje ka shtuar se nuk duhet lejuar të prishen aq lehtë marrëdhëniet me SHBA’të, duke shtuar se nuk mund të krahasohet kjo marrëdhënie me atë të Afganistanit.
“Nuk janë shkuar pse e ka thirr populli i Afganistanit, harrojnë që populli i tyre kërkon gjithqysh që të largohen nga Afganistani, ndërsa ne që i kemi ftuar me dekada për të na çliruar, e që pretendimet tona janë me shku në NATO”
Ai tutje ka komentuar në lidhje me “korridorin” e përmendur nga Ministri i Integrimeve Europiane, Blerim Reka, për të cilin ai kishte thënë se Kosova mund t’ia ofrojë Serbisë korridorin për në Adriatik në negociata, duke ia mundësuar futjen edhe në Shqipëri.
E për këtë deklaratë ka një kundërpërgjigje Limaj, i cili tha se nuk duhet të përzihen rrugët tranzitore me korridore, pasi që sipas tij rruga e kombit është corridor për Kosovën, Serbinë, NATO’n dhe asnjë vend tjetër.
“Mos i përzini rrugët tranzitore me korridore. Rruga e kombit është korridor për Kosovën, Shqipërinë dhe për NATO’n, për çdo vend tjetër është rrugë tranzitore”, ka thënë tutje Limaj. /gazetametro.net