Loading…

Limaj fton opozitën që të bojkotoj punimet në Kuvend, derisa të shkarkohet ministri Murati

  • 30/06/2022 | 20:20

Limaj fton opozitën që të bojkotoj punimet në Kuvend, derisa të shkarkohet ministri Murati

Kreu i partisë Nisma, Fatmir Limaj ka kërkuar nga opozita parlamentare të bojkotoj të gjitha punimet në Kuvendin e Kosovës, derisa të shkarkohet Ministri i Financave, Hekuran Murati, shkruan Gazeta Metro.


Me anë të një shkrimi në Twitter, Limaj thotë se shkarkimi i Muratit duhet të bëhet patjetër pasi sipas tij, është tallur me sakrificën, vuajtjet dhe vlerat e popullit.

“Ftoj opozitën parlamentare që t’i bojkotoj punimet e Kuvendit, deri sa të shkarkohet ky ministër që fyen, ofendon dhe tallet me sakrificën, vuajtjen dhe vlerat e këtij populli mbi të cilat ka ardhur liria dhe është ndërtuar shteti”, ka shkruar Limaj.

Kujtojmë se Ministri i Financave, Hekuran Murati, kishte shkruar më 2016 se Kosovës po i kushtojnë më shumë veteranët se sa do i kishin kushtuar disa mercenarë. Ai, derisa kishte kalkuluar shifrat e pensioneve për veteranët e luftës, kishte shkruar se “këta tre muaj lufte të një ushtrie guerile donë me na dalë shumë më shtrenjtë se një ushtri e rregullt”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë