Loading…

Ligji për FSK-në sot në seancën e Kuvendit

  • 14/02/2017 | 08:41

Ligji për FSK-në sot në seancën e Kuvendit

Diskutimi për Forcat e Armatosura të Kosovës dhe interpelanca e kryeministrit Isa Mustafa, do jenë dy pikat  e rendit të ditës, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.


E përveç debatit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, subjektet opozitare do të rekomandojnë që të ndryshohet Ligji për FSK-në, në mënyrë që vendi të bëhet me ushtri.

Kjo pasi sipas opozitarëve nuk mund të pritet deri në pafundësi Lista Serbe për ta ndryshuar emrin e FSK-së në Forca të Armatosura, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Në anën tjetër, pushteti kërkon unitet të spektrit politik në vend për këtë çështje dhe që veprimet në këtë drejtim të merren në koordinim me NATO-n.

Kryetari i Komisionit për Mbikëqyrje të FSK-së, Daut Haradinaj, i cili ka parashtruar kërkesën për debat, ka thënë se debati për FSK-në është kërkuar me qëllim që të dihen qëndrimet e deputetëve për çështjen e ushtrisë.

Ai më tej ka thënë se nuk mund të pritet deri në pafundësi për votat e Listës Serbe për bërjen e ushtrisë.

“Fatkeqësisht Lista Serbe e ka komandën në Beograd dhe jemi të vetëdijshëm edhe si popull, edhe si deputetë se ata nuk e kanë vullnetin, të paktën momentalisht, për t’i dhënë mbështetje transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura. Por nuk mund të presim deri në pafundësi që Lista Serbe të ketë qëndrim ‘për’. Ne duhet që të gjejmë një formë që t’i krijojmë kapacitetet e nevojshme deri në rrethana kur edhe vetë serbët do të kuptojnë që kjo është në të mirën e tyre”, ka potencuar Haradinaj.

Edhe anëtari tjetër i këtij Komisioni, Zafir Berisha, ka thënë se pret që pas debatit unanimisht të propozohet procedimi i ligjeve për FSK-në në mënyrë që kësaj të fundit t’i ndryshohet mandati.

Deputetët do të kenë sot një seancë të gjatë pasi përveq diskutimit për këtë pikë dhe interpelancës së kryeministrit do të kenë edhe pika të tjera të rendit të ditës.

Më poshtë gjeni të bashkangjitur pikat e rendit të ditës

  1. Votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje,
  2. Votimi për formimin e Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
  3. Votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me situatën e krijuar në Mitrovicë,
  4. Interpelanca e Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 8 deputetë nënshkrues, në lidhje me përgjegjësinë mbi Ligjin e sigurimeve shëndetësore në Republikën e Kosovës,
  5. Debat parlamentar në lidhje me Forcat e Sigurisë së Kosovës, sipas kërkesës së deputetit Daut Haradinaj, i mbështetur edhe nga 10 deputetë tjerë nënshkrues,
  6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-129 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-149 për ekzekutimin e sanksioneve penale,
  7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-127 për plotësimin e Ligjit nr. 04/L-033 për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit,
  8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-150 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës,
  9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-135 për ndërmjetësim,
  10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-133 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-036 për Statistikat zyrtare të Republikës së Kosovës,
  11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin 04/L-214,
  12. Shqyrtimi i Agjendës për Reforma Evropiane (ARE),
  13. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të nenit 11 të Ligjit nr. 03/L-149 për Shërbimin Civilë të Republikës së Kosovës,
  14. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komuniteteve tjera,
  15. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave.
  16. Votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë, (për miratimin e këtij Projektligji kërkohen, të paktën 61 vota „Për“, prej tyre 11 vota „Për“ të komuniteteve që nuk janë shumicë) Amendamenti 2, i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 81, paragrafi1),
  17. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-137 për ratifikimin e Marrëveshjes përkitazi me themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor,
  18. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-149 për ratifikimin e Marrëveshjes për themelimin e Zyrës rajonale për bashkëpunim rinor në mes Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë,
  19. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komunitetit serb./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë