Loading…

Ligji i ri i trafikut, vështirë i zbatueshëm

  • 28/01/2017 | 20:23

Ligji i ri i trafikut, vështirë i zbatueshëm

Me hyrjen në fuqi të ligjit për kundërvajtje, gjobat në trafik për personat fizikë deri në shumën prej 500 eurosh do t’i shqiptojë Policia e Kosovës, ndërsa mbi këtë shumë procedohen në gjykata.


Por neni 259 i ligjit për rregullat e trafikut rrugor, i cili u miratua vitin e kaluar, specifikon se policia në vend të ngjarjes duhet të shqiptojë gjobë deri në 60 euro.

Kjo mospërputhje ka sfiduar organet e drejtësisë në implementimin e këtyre ligjeve.

Nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës thonë se dy ligjet kanë paqartësi të tjera, të cilat kanë shkaktuar konfuzion në gjykata.

Megjithatë, Armend Zemaj, anëtar i LDK-së në Komisionin për Legjislacion në Kuvend, insiston se ligji është i qartë. Por, sipas tij, Ministria e Infrastrukturës, është dashur të nxjerrë udhëzimet administrative për ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

Në Policinë e Kosovës kanë deklaruar se nuk i komentojnë ligjet por vetëm janë zbatues të tyre.

Ministria e Infrastrukturës, nëpërmjet një përgjigjeje me shkrim, ka thënë se ligji për kundërvajtje përcakton kohën e harmonizimit të dispozitave që nuk janë në pajtim me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

Megjithatë, MI-ja thotë se aktet nënligjore do t’i miratojë në afatin e paraparë me ligjin paraprak, që është brenda periudhës gjashtëmujore, derisa me ligjin për kundërvajtje është brenda një viti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë