Loading…

Lidhja hekurudhore Durrës-Prishtinë, Qeveria miraton projektligjin për studimin e fizibilitetit

  • 06/07/2022 | 21:09

Lidhja hekurudhore Durrës-Prishtinë, Qeveria miraton projektligjin për studimin e fizibilitetit

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëfinancimit për studimin e fizibilitetit dhe projekt-idesë për lidhjen hekurudhore Durrës-Prishtinë.


Sipas Qeverisë, qëllimi i kësaj marrëveshje është përcaktimi i procedurave dhe ndarja e kostove ndërmjet palëve për financimin e studimit të fizibilitetit të këtij projekti, gjegjësisht për zbatimin e memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Ndërsa vendimi i dytë i miratuar në këtë mbledhje, ka të bëjë me projektin “Kompakti i Sfidave të Mijëvjeçarit”, për autorizim të ministres së Ekonomisë nga presidentja e Republikës së Kosovës për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëfinancimit dhe marrëveshjes për implementimin e projektit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC). Qeveria e Republikës së Kosovës ka përfunduar me sukses negocimin e marrëveshjes së bashkëfinancimit dhe marrëveshjes për implementimin e projektit “Kompakti i Sfidave të Mijëvjeçarit”. Objektivi kryesor i këtij projekti është sigurimi i stabilitetit të furnizimit me energji elektrike në Kosovë dhe tranzicioni në energji më të pastër në të ardhmen. Objektiv tjetër i projektit është dhe ndërtimi i kapaciteteve në fushën e energjisë dhe ngritja e punësimit të grave në këtë fushë”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë