Loading…

Liderët nderojnë lartë veprën e Kelmendit

  • 12/01/2017 | 13:49

Liderët nderojnë lartë veprën e Kelmendit

Ngushëllime e fjalë të sinqerta u thanë sot për shkrimtarin dhe publicistin tashmë të ndjerë Ramiz Kelmendi. Kryeministri Isa Mustafa, Kryeparlamentari Kadri Veseli, ish-presidentja Atifete Jahjaga dhe Imzot Don Lush Gjergji u panë të pranishëm e disa edhe morën fjalën.

Në sallë ku po mbahet kjo mbledhje komemorative morën pjesë edhe akademikë të tjerë dhe familjarë të Kelmendit.

Figura e Kelmendit si publicisë, shkrimtarë, profesor por edhe gazetarë u nderua me disa fjalë nga kryeministri Isa Mustafa i cili në fjalimin e tij shprehu ngushëllime për familjen.

I pari i vendit Mustafa tha se Kosova ka humbur një njeri të dijes, e një gazetar të madh.

“Populli i Kosovës i është mirënjohës që Ramizi pas vetes la shumë gazetarë e njerëz të zotë”, u shpreh kryeministri.

Humbjen për shtetin e Kosovës e quajti të madhe edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, që për Kelmendin tha se ka qenë një intelektual i cili me përkushtim shumë të madh punoi për vendin tonë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë