Loading…

Liderët e shqiptarëve në Maqedoni dolën mbi interesat partiake

  • 08/01/2017 | 09:23

Liderët e shqiptarëve në Maqedoni dolën mbi interesat partiake

Edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka përshëndetur pajtimin e liderëve të partive politike shqiptare në Maqedoni që të jenë unik në kërkesat e tyre për plotësimin e të drejtave të shqipëtarëve atje.


“I përgëzoj liderët e partive shqiptare në Maqedoni për bashkimin e tyre rreth një platforme, e cila siguron se do të punohet edhe më fuqishëm për realizimin e të drejtave të shqiptarëve, por edhe hap perspektivën evropiane të Maqedonisë”.

Thaçi ka ftuar që modeli i politikanëve shqiptarë në Maqedoni të jetë shembull edhe për politikanët tjerë shqiptarë.

“Me këtë bashkim ata dëshmuan se interesat kombëtare dhe shtetërore janë më të larta se ato individuale dhe partiake. Ky duhet të jetë një shembull dhe frymëzim për të gjithë”, ka thënë Thaçi. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë