Loading…

Liburn Aliut i lejohet hyrja në Serbi, shkon për vizitë në Preshevë

  • 28/01/2022 | 11:05

Liburn Aliut i lejohet hyrja në Serbi, shkon për vizitë në Preshevë

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, i është lejuar vizita në Serbi dhe po qëndron për një vizitë zyrtare në Preshevë, transmeton Gazeta Metro.


Aliu ka takuar kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani me të cilën ka diskutuar për avancimin e të drejtave dhe mirëqenien e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Sot, shoqëruar nga shefja e kabinetit znj. Rineta Jashari, jemi në vizitë zyrtare në komunën e Preshevës. Në Preshevë, pata nderin dhe kënaqësinë ta takoj kryetaren e komunës së Preshevës, njëkohësisht miken time znj. Ardita Sinani. Në fokus të vizitës ishin diskutime për bashkëpunimin e mëtutjeshëm dhe krijimin e lidhjeve më të sigurta e të qëndrueshme, për avancimin e të drejtave dhe mirëqenien e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc”, ka shkruar Aliu.

Ali ka thënë se si qeveri do të organizojnë takime të rregullta me përfaqësuesit politikë shqiptarë në Luginë.

“Jemi të bindur që komunikimi dhe përkushtimi për të bashkëpunuar edhe më tej në aktivitete e projekte të ndryshme kulturore e sportive do të kontribuojë në të mirën e përgjithshme, e ne si Qeveri do të organizojmë takime të rregullta, si domosdoshmëri të punës së përbashkët për të avancuar më tej në krijimin e raporteve të shkëlqyera në mes nesh”, ka shkruar ai.

Më poshtë keni postimin e tij të plotë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë