Loading…

Liburn Aliu: Mustafa e Kurti kanë folur me telefon, presin certifikimin e rezultateve

  • 20/06/2017 | 22:48

Liburn Aliu: Mustafa e Kurti kanë folur me telefon, presin certifikimin e rezultateve

Liburn Aliu nga Lëvizja Vetëvendosje, e ka përmendur telefonatën e zhvilluar mes kryetarit Albin Kurti si dhe kryetarit të LDK-së Isa Mustafës.


“Albin Kurti e Isa Mustafa kanë biseduar para rreth një javë në telefon. Isa Mustafa ka thënë që po presin certifikimin e rezultatit”, ka thënë Aliu në emision Click në RTV21, duke shtuar se është mirë qysh tash të fillojnë takimet dhe të flitet më konkretisht.

‘’Nuk ka pse të pritet certifikimi. Rezultatet po dihen dhe se kush do të jetë deputetë është e qartë”, tha ai.

Ai ka folur për koalicionin PDK-AAK-NISMA, duke thënë se është një koalicion i panatyrshëm “kur kemi faktin e rrëzimit të Qeverisë”.

Ai shtoi se gjasat që ky koalicion të formojë Qeverinë nuk janë të mëdha edhe pse ata po përpiqen që të gjejnë deputetë nga subjektet tjera, përfshirë Listën Serbe.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë