Loading…

Liburn Aliu dikur thurte lavde për Shpend Ahmetin, sot thotë se Prishtina nuk po udhëhiqet mirë

  • 01/11/2018 | 19:59

Liburn Aliu dikur thurte lavde për Shpend Ahmetin, sot thotë se Prishtina nuk po udhëhiqet mirë

Liburn Aliu, dikur mbante pozitën e Drejtorisë së Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Prishtinë, sulmonte fizikisht ata që kritikonin qeverisjen e Shpend Ahmetit në kryeqytet, sikur me rastin ndaj asamblistit të PDK’së, Muhamet Selmani, madje ai thurte vargje nëpër emisione ku ishte prezent dhe mburrej me qeverisjen e kryetarit Ahmeti, por duket se të gjitha këto lëvdata ndaj Ahmetit ishin vetëm sa ishin së bashku në Lëvizjen Vetëvendosje, ai sot ka kritikuar duke thënë se ‘Prishtina s’po udhëhiqet siç u premtua në fushatë’.

Deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu, ka kritikuar qeverisjen në Prishtinë nga Shpend Ahmeti, sipas tij nuk po mbahen premtimet e dhëna në fushatë nga ky i fundit, njofton gazetametro.net.

“Gati po thuajse ka ndodhur. Po pajtohemi se qeverisja në Prishtinë s’është si ajo që u premtua në fushatë. Tani nuk po ndodh qeverisja si e kaluara. Kemi shkëputje nga interesi qytetar dhe kemi ndikim nga të fortit. Qeverisja po rrëshqet kah oligarkia. O ndryshon qeverisja, o s’mund të vazhdojë me VV-në brenda”, ka thënë ai.

Sipas tij, VV-ja do të shkarkohet sepse po i del pengesë rrugës “kah është nisur qeverisja Ahmeti”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë