Loading…

Libri ‘My Cat Yugoslavia’ i Pajtim Statovcit prezantohet në Washington

  • 28/02/2017 | 17:44

Libri ‘My Cat Yugoslavia’ i Pajtim Statovcit prezantohet në Washington

Libri “My Cat Yugoslavia” i autorit të ri Pajtim Statovci, do të prezntohet edhe në Washington


Ky libër është një tregim dashurie i cili përfshin një djalë, nënën e tij dhe një mace, por edhe personazhe tjera. Në Jugosllavinë e viteve 80-të, një myslimane martohet me një burrë që e njeh shumë pak. Federata më pas kalon në luftë dhe ajo largohet për në Finlandë, atje ku djali i saj Bekimi rritet si imigrant në një shoqëri e cila nuk e pranon edhe një fakt tjetër, se ai është homoseksual.

Një gjarpër bëhet shoku i tij më i ngushtë. Më vonë, në një bar homoseksualësh Bekimi e takon një mace që flet, e që bëhet shoqe. Dhe me macen ai bën rikthimin në Kosovë.

20170228114809674

Ky është libri “My Cat Yugoslavia” i autorit të ri Pajtim Statovci, botuar para disa vitesh dhe fitues i disa çmimeve në Finlandë, do të ketë një prezantim special në muajin maj të këtij viti në Washington DC të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan KultPlus.com

Statovci ka lindur në vitin 1990 ndërsa është larguar për në Finlandë kur ishte vetëm dy vjeç. Ai jeton në Helsink ndërsa studion letërsi në Universitetin e Helsinkit. “My Cat Yugoslavia” është novela e tij e parë. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë