Loading…

Libri i shkrimtarit shqiptar botohet edhe në spanjisht

  • 20/05/2017 | 09:23

Libri i shkrimtarit shqiptar botohet edhe në spanjisht

Romani “Angelus Novus” (Botimet Toena, 2005) sapo qarkulloi në spanjisht nga Shtëpia Botuese Siruela, një nga më të prestigjiozet e këtij vendi, me përkthim të María Roces González dhe parathënie të Bernardo Atxaga.


Ky roman është botuar dhe ka qarkulluar në vitin 2010 edhe në gjuhën rumune me përkthimin e Kopi Kyçykut.

“Angelus Novus” ka qenë më parë finalist në konkurrimin për çmimin “Balkanika 2007” dhe një prej rrëfimeve të përfshirë në të është botuar edhe si libër më vete në Francë me titullin “Gracka”.

Disa muaj më parë romani “Fjalor udhëzues për misterin e dosjeve” të shkrimatrit Bashkim Shehu meritoi Çmimin Kombëtar në Letërsi.

Gjatë muajit prill qarkulloi në frengjisht romanit i tij “Loja, shembja e qiellit”.

Ndërsa, në vjeshtën e 2016 u botua në Spanjë libri me korrespondenca i shkrimtarit Bashkim Shehu me Bernardo Atxaga, libër që përcoll me një parathënie nga shkrimtari Amos Oz.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë