Loading…

LG G6 do të ketë dy kamera më pamje të gjerë

  • 21/02/2017 | 12:19

LG G6 do të ketë dy kamera më pamje të gjerë

Telefoni që së shpejti pritet të del në treg LG G6 do të ketë dy kamera 13 megapiksel në pjesën e tij të pasme, përveç kamerës së përparme. Vetë kompania ka konfirmuar lajmin në një blog të saj.


Kamera e përparme ofron një pamje 100 gradë, por dy të pasmet do të ofrojnë një kënd 125 gradë shikimi. Njëra prej tyre do të ofrojë pamjen e gjerë, duke dhënë mundësi që foto më të gjera të përshtaten në shkallën 1:1, që është shumë e rëndësishme për shkrepjet e Instagramit.

The Verge bën të ditur se G6 do të jetë telefoni i parë i LG me dy kamera të pasme, dhe me pamje të gjerë. Kompania thotë gjithashtu se do të ketë dhe një mënyrë panoramike prej 360 gradësh dhe funksionimin e ekranit në dy pjesë për të parë se çfarë keni shkrepur ndërkohë që shkrepni foton tjetër.

Më 26 shkurt do të dalë zyrtarisht gjatë eventit të Kongresit Botëror të Telefonëve. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë