Në kuadër të operacionit të koduar “Acari”, në Lezhë janë sekuestruar 22 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa dhe janë arrestuar 3 shtetas në flagrancë.
Burime nga policia bëjnë me dije se pas një punë hetimore të mirëorganizuar, u bë i mundur realizimi me sukses i operacionit “Acari” ku u arrestuan në flagrancë shtetasit Fatmir Gjoka , 30 vjeç, banues në Rrëshen; Alfons Gjoka , 46 vjeç, banues në Tiranë dhe Preng Pjetri , 39 vjeç, banues në Mirditë.
Këta 3 shtetas, në aksin e vjetër rrugor Lezhë – Milot, në vendin e quajtur Pllanë , u kapen në flagrancë me automjetin e tyre tip Benz me targë DR 3609 E , ku kishin të fshehur në 4 thasë 22 kg lëndë narkotike të dyshuar kanabis – sativa e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me mjetin e tyre. Materialet procedurale u referuan Prokurorisë Lezhë për veprën penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.