Loading…

Lexoni 6 fakte për shtetin ku heqja e dhëmbit bëhet në tregun e zi

  • 10/06/2021 | 14:57

Lexoni 6 fakte për shtetin ku heqja e dhëmbit bëhet në tregun e zi

Maroku është një shtet me tradita shumë interesante, dhe të çuditshme për shumë turistë që ia mësyjnë këtij vendi, shkruan Gazeta Metro.


Marku ndodhen në pjesën veri-perëndimore të Afrikës, dhe ka dalje në Oqeanin Atlantik prej të cilës shkëputet në ngushticën e Gjibraltarit në veri të vendit, ku dhe fillon dalja në bregdetin mesdhetar.

Pjesa tokësore e Marokut kufizohet nga dy vende në lindje dhe jug-lindje nga Algjeria dhe në jug-perëndim nga Mauritania.

Më poshtë Metro ju 6 fakte interesante për këtë vend:

1. Ngjyra e pikëllimit është e bardha, kështu, gratë e veja marokene vishen në të bardha, përgjatë 40 ditëve pas vdekjes së burrit.

2. Maroku ka vetëm një dentist të licencuar në 8,000 banorë, andaj për të nxjerrë një dhëmbë shpesh duhet të kërkosh ndihmë në “tregun e zi”.

3. Marokenët e konsiderojnë sjellje të pahijshme prekjen e ushqimit me dorën e majtë, ndërsa fyrje nëse refuzoni copën e ofruar të mishit.

4. Paratë në këtë vend shpesh i quajnë dhe me emrin “wusakh d-dunya”, që në përkthim të lirë do të thotë “ndyrësira e botës”.

5. Ushqimi nacional në Marok quhet ‘seksou’, kështu që nëse dikush ju bën ftesë për të mos hezitoni ta pranoni.

6.Mëlçia, dhe jo zemra, konsiderohet si simbol i dashurisë në Marok./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë