Loading…

Lëvizja Vetëvendosje mori mbi 200 mijë vota

  • 28/06/2017 | 19:01

Lëvizja Vetëvendosje mori mbi 200 mijë vota

Anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi e ka konfirmuar se kjo lëvizje ka marrë plot 200,138 vota, shkruan Gazeta Metro.


Në zgjedhjet e fundit nacionale, ato të vitit 2014, Lëvizja Vetëvendosje kishte 99.389 vota, apo 13,59 për qind. Që i bie që partia e Visar Ymerit ka shënuar një rritje prej 100 për qind.

Gjeni të plotë publikimin e tij në Facebook:

Tanimë është e konfirmuar se për Lëvizjen VETËVENDOSJE! kanë votuar hiç më pak se 200,138 votues të ndershëm e me dinjitet, 200,138 zemra plot dashuri e shpresë që sollën 32 deputetë. Me këtë rast, dua të falënderoj të gjithë ata që gjatë këtyre ditëve u angazhuan në këtë proces të përbashkët; votues e mbështetës, bashkatdhetarët në mërgatë, e nga roli im dua të falënderoj veçmas komisionerët e vëzhguesit tanë që u kujdesën me vendosmëri e qëndruan të palodhshëm në mbrojtje të këtij vullneti për ndryshim e dinjitet!

Lexo edhe Vetëvendosje propozon krijimin e një grupi ekspertësh VV-LDK. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë