Loading…

Lëvizja Kombëtare e Pajtimit të Gjaqeve nuk ka pasur orientim religjioz

  • Nga

  • LULëZIM ETEMAJ

  • 29/12/2020 | 21:31

Lëvizja Kombëtare e Pajtimit të Gjaqeve nuk ka pasur orientim religjioz

“Lëvizja Kombëtare e Pajtimit të Gjaqeve, e prirë nga shumë Hoxhallarë!”, e ndjej të domosdoshme t’u bëjë këtë sqarim miqësor: Si themelues dhe drejtues të Lëvizjes për Pajtimin e Gjaqeve në Kosovë 1990-1991, kurrë s’kemi pasur dhe nuk kemi dashur orientim religjioz, por gjithëkombëtar.


Shkruan: Lulëzim Etemaj

Përkitazi me tekstin e postimit të Fehmi Malokut, “Lëvizja Kombëtare e Pajtimit të Gjaqeve, e prirë nga shumë Hoxhallarë!”, e ndjej të domosdoshme t’u bëjë këtë sqarim miqësor: Si themelues dhe drejtues të Lëvizjes për Pajtimin e Gjaqeve në Kosovë 1990-1991, kurrë s’kemi pasur dhe nuk kemi dashur orientim religjioz, por gjithëkombëtar. Ku i krishteri e myslimani janë bërë bashkë, si shqiptarë, kundër gjakmarrjes e për pajtim nën petkun kombëtar.

Përparësia në rreshtat e tubimit apo madje edhe në tribunë, si ky në Bubavec, nuk bën të interpretohet siç keni bërë Ju dhe nuk ndihmon kështu. Përndryshe, për çdo pretendim tjetër dhe angazhim jashtë vijës kryesore- kombëtare- fare lehtë kemi mundur t’i lëmë në fund. Falënderues në mirëkuptim dhe pa pretendim polemizimi.

P.S Duke mos patur pretendim polemizimi me zotëriun Fehmi Maloku, i kam kërkuar privatisht korrigjimin e vlerësimit. Nuk e bëri. Kjo është arsyeja e publikimit të këtij reagimi, dërguar edhe atij privatisht.

(Autori është publicist, njëri nga pesë nismëtarët dhe drejtuesit e Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë 1990-1991.)

Më poshtë shkrimi i Fehmi Malokut.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë