Loading…

Letër nënës – poezi nga Sergei Esenin

  • 11/03/2020 | 19:39

Letër nënës – poezi nga Sergei Esenin

Letër nënës

Gjallë je, nënoke?
Edhe unë gjallë jam!
Shëndet më paç, shëndet!
Dritë e beftë krejt kjo mbrëmje e lum
Izben tënde, që me mall më pret

Thonë se je ligur e je tretur
Nga meraku im, por nuk ankon
Se, pështjell me një shall të vjetër
Fillikat rrugës shpesh kalon

Dhe kur mugëtirë e kaltër bie
Një vegim i zi të kall ty frikë
Sikur në sherr diku në pije
Vjen dikush e ma këput me thikë

Kot e dashur, vuan kaq, besomë
Brenga t’i fanit këto ndër sy
S’jam aq pijanec i lig sa thonë
Si do vdes pa të parë ty?

Unë jam po foshnje, si njëherë
Dhe një shpresë veç ushqej në gji
T’iki nga ky tym e kjo poterë
te shtëpiza jonë aty të vij

Dhe do vij, kur kopshti ynë i bardhë
Anekënd të vishet me blerim
Vetem ti, si tetë vjet më parë
Mos më zgjo aq herët në agim.

Mos e zgjo atë që u dëshperua,
Mos e ndiz atë që s’ka me prush!
Me zhgënjime zemra m’u lendua
Dhe me lodhje jeta shpejt m’u mbush!

Mos më shty t’i lutem perëndisë,
Tek e vjetra s’mbahem, s’ka më kthim!
Vetëm ti je mallë i dhëmbshurisë,
vetëm ti je dritë e shpirtit tim.

Hajt, harro, mos rri e shqetësuar
Dhe për mua hesht, mos u mundo!
Rrugëve mos dil shpesh e vetmuar
dhe me shall të vjeter mos nxito!

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë