Loading…

Letër e Sylejman Selimit nga burgu për fëmijët e tij

  • 25/12/2016 | 18:37

Letër e Sylejman Selimit nga burgu për fëmijët e tij

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Sylejman Selimi, ia ka shkruar familjes së tij një letër nga burgu.


Përmes kësaj letre,  ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi, ua ka përcjellë fëmijëve dhe gruas se tij, urimet më të mira për festën e Vitit të Ri.

Ai ka shkruar se askush dhe asgjë smund ta shter dashurinë që ai ka për UÇK-në. ”Fëmijët e mi, as burgu, as ligji, as thika, as kasapi, o krejt ligjet, prangat, burgjet e botës, s’munden me ma shter dashurinë për UÇK-n, për Ju, pëllumbat e mi”, ka shkruar Sylejmani!/gazetametro.net

Në vijim është letra e plotë e tij.

UNË, BABA SYLË, NË BURG, JU NË LIRI!
….
fëmijët e mi, ma mohuan Luftën Çlirimtare
ma mohuan edhe fitoren
ma përdhosën plisin, m’i shkelen arat me grurë
me çizme shkelen gjakun, eshtrat, historinë
ma lënduan shkabën mbi flamur të UÇK-së
bënë tregti me troje të stërgjyshit tim Ilirik
në Merdare ben pazarllek me eshtra
e mohuan, unë, jam gjeneral shqiptar!
fëmijët e mi, mirë jam, unë, baba Sylë
edhe ju mirë qofshi e vofshi
ju paça si molla në rremb, fëmijët e mi
as burgu, as ligji, as thika, as kasapi
o krejt ligjet, prangat, burgjet e botës
s’munden me ma shter dashurinë
për UÇK-n, për Ju, pëllumbat e mi!
unë, baba Sylë, sonte në burg, ju në liri
po ngre pesë kupa mbushur dashuri
GËZUAR
pifshi për shnet, bashkë me nanën tuaj,
me Prekazin, Açarevën, Kosovën e lirë
Gëzuar Motin e Ri 2017!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë