Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kritikuar ish bashkpartiakun e tij, tashmë ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratin, për projektin e Ngrohjes Solare, shkruan Gazeta Metro.
Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka shkruar se ministri Murati është mirë me fol me ministrin Aliu, se kush e ka nis këtë projekt e kush ka negociu fillimisht e kush i ka bo bashkë me kryetarin e Obiliqit.
“Minister Hekuran Murati , mirë është me fol me Liburn Aliun, edhe kush e ka nis këtë projekt e kush ka negociu fillimisht e kush i ka bo bashkë KfË e EBRD e kush i ka bo bashkë kryetarin e Obiliqit e Ministrin Aliu. Tjetëe është me nënshkru financimin e tjetër me i majt 20 takime me KfË me i lut për financim e mos me hup projektin për shkak të tekeve individuale”, ka shkruar Ahmeti.
Ai tutje, ka bërë me dije se ti lënë meritata, e këtë detyrë e keni krejt me punu bashkë kush mundet me ndihmu për Prishtinë e Kosovë.
“Leni meritat se mezi i patëm ul krejt me një tavolinë e kryne projektin. Këtë detyrë e keni krejt me punu bashkë kush mundet me ndihmu për Prishtinë e Kosovë. Skam fol asnjëherë për meritat por po ja teproni”.
Postimi i tij i plotë: