Loading…

Lëndohet Rexhbeçaj, në dyshim për ndeshjet e Kosovës në Nations League

  • 14/09/2026 | 17:33

Lëndohet Rexhbeçaj, në dyshim për ndeshjet e Kosovës në Nations League

Përfaqësuesja e Kosovës mund të mbetet pa një nga mesfushorët e saj për ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve.


Elvis Rexhbeçaj është dëmtuar në këmbë gjatë së premtes, ndërsa ende nuk ka një vlerësim përfundimtar lidhur me shkallën e problemit fizik. Mesfushori prizrenas pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve të tjera mjekësore, të cilat do të përcaktojnë edhe kohën e mundshme të rikthimit.

Sipas mediumit gjerman “Liga-Zwei”, ekzaminimet fillestare nuk kanë dhënë një përgjigje të qartë për gjendjen e tij.

“Rexhbeçaj ka pësuar lëndim në këmbë të premten, pa pasur kontakt me ndonjë lojtar tjetër. Ai mund të mungojë për një periudhë më të gjatë. Testet e para nuk kanë dhënë rezultate të qarta, ndaj mesfushori do t’i nënshtrohet testeve të tjera të hënën, të cilat do të përcillen nga afër”, raporton mediumi gjerman.

Në klubin e tij mbizotëron optimizmi se dëmtimi mund të mos jetë i rëndë dhe se 27-vjeçari mund të rikthehet në dispozicion brenda një kohe të shkurtër.

“Ekziston shpresa se situata do të përmirësohet, por mundësia që ai të mungojë në ndeshjen ndaj Darmstadtit nuk mund të përjashtohet”, thuhet më tej në raportim.

Gjendja e Rexhbeçajt pritet të përcillet me vëmendje edhe nga stafi i Përfaqësueses së Kosovës, pasi “Dardanët” në shtator nisin paraqitjet në Ligën e Kombeve. Kosova e zhvillon ndeshjen e parë më 24 shtator, kur përballet me Irlandën.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë