Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se dje në Rr. “Muharrem Fejza”, në Prishtinë janë përfshirë nga zjarri njehsorët elektrikë të banesave të një ndërtese, transmeton gazetametro.net.
Si pasojë e zjarrit, lëndime ka pësuar viktima femër K-Shqiptare-banore në këtë ndërtesë dhe viktima mashkull K/Shqiptar-zjarrfikës, gjatë përpjekjeve për të lokalizuar zjarrin.
Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. /gazetametro.net.