Më herët u raportua për lëndimin e tre punëtorëve të Bechtel Enkas.
Punëtorët u lënduan si pasojë e rrëzimit të vinçit, në atë që mund të konsiderohet si incident i radhës në vazhdën e incidenteve me punëtorë të kompanive të ndërtimit, ku shpeshherë janë me fatalitet, shkruan gazetametro.net
Tani, Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se është bllokuar rruga nacionale Kaçanik- Hani i Elezit.
“Me qëllim të sigurisë në komunikacion gjatë intervenimit të ekipeve përkatëse, rruga nacionale N2, që lidh Kaçanikun me Hanin e Elezit dhe pikën kufitare me Maqedoninë, do të bllokohet për një periudhë kohore prej 3 orëve”. /gazetametro.net