Loading…

Lëkure të pastër, pa akne dhe shenja: Maskë për fytyrë në kushte shtëpie

  • 01/03/2022 | 12:07

Lëkure të pastër, pa akne dhe shenja: Maskë për fytyrë në kushte shtëpie

Kujdesi i duhur për lëkurë është shumë i rëndësishëm për shkak se lëkura jonë mund të bart shumë bakterie dhe mund të na shkaktoj me pas akne apo shenja të ndryshme në fytyrë dhe kjo nuk do të duket aspak bukur, shkruan Gazeta Metro.


Një lëkurë e pastër dhe e butë është një nga elementet kryesore të bukurisë së një personi.

Maskat për kujdesin dhe rigjenerimin e lëkurës mund të realizohen shumë mirë me produkte natyrale në shtëpinë tuaj.

Trajtimi profesional i fytyrës mund të jetë shumë i kushtueshëm dhe jo të gjithë mund ta përballojnë këtë, por ekzistojnë disa maska të përgatitura në kushte shtëpiake që ju kursejnë të holla dhe kanë efekt të njejtë. Këto maska mund të jenë të shpejta, pa shkaktuar ndonjë irritim të lëkurës, pa rregulla të caktuara dhe shumë efektive.

Kjo është maskat e fytyrës që mund ta realizoni në kushte shtëpia, me vetem dy produkte, këto maska nuk kërkojnë shumë shpenzime, ndrësa japin rezultat shumë të mirë për dehidratimin dhe rigjenerimin e fytyrës.

Kjo mask është e mirë për akne dhe për shenjat në fytyrë gjithashtu largon yndyrnat e tepërta e pastron e mban fytyrën të butë dhe të freskët, e dehidraton dhe e rigjeneron i jep shkëlqim lëkurës, redukton rrathët e zinj poshtë syve.

E gjitha çfarë ju duhet është ujë dhe çaj i gjelbër.

E marrim kubën e akullit në të e vendosim çajin njëjtë në të gjitha pjesët dhe më pas i hedhim ujin e vluar dhe e fusim në frizë dhe e mbajmë për 2-3 ore.

Më pas duhet ta preni pjesën e çajit dhe ta hidhni në kubë

Duhet ta mbushim kubën e akullit me çaj

Më pas e mbushim me ujë të nxehtë në pjesën ku e kemi hedhur çajin

E fusim në frizë për 2-3 orë dhe më pas e kemi gati për ta përdorur, për ta aplikuar në fytyrën tonë, krejt qka na duhet është ta aplikojmë në të gjithë fytyrën si llojë masazhe. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë