Loading…

Tërmetet godasin Shqipërinë, dridhet edhe Kosova

  • 16/01/2017 | 09:17

Tërmetet godasin Shqipërinë, dridhet edhe Kosova

Disa tërmete kanë goditur Shqipërinë gjatë natës duke u gdhirë dita e sotme. Të dhënat vijnë nga instituti i Sizmiologjisë në Itali. Këta bëjnë të ditur se tërmeti më i fortë ka qenë prej 3.6 gradë të shkallës Rihter, i cili ka qenë në kufi me Kosovën.


Tërmeti ka rënë në thellësinë prej 5 kilometrat në tokë, ndërsa sipas italianëve janë paralajmëruar banorët, por në fakt një gjë e tillë nuk ka ndodhur në realitet.

Por lëkundje nuk janë ndjerë vetëm në veri të vendit. Sipas Institutit të Sizmiologjisë së Europës dhe Mesdheut, një tjetër tërmet prej 3 gradë të shkallës Rihter ka goditur në Gjirokastër, raporton Syri.net, transmeton gazetametro.net

termet-foto

Një tjetër tërmet ka qenë edhe ai prej 2.9 gradë i shkallës Rihter i rënë në detin Adriatik, jo shumë larg nga brigjet shqiptare.

Një aktivitet i tillë tërmetesh kishte kohë që nuk ndihej në Shqipëri, ndërsa autoritetet zyrtare nuk kanë dhënë asnjë lloj informacioni në lidhje me këto ngjarje. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë