Loading…

Lektor në universitetin publik, arrestohet shqiptari për lidhjet me ISIS

  • 07/10/2017 | 22:51

Lektor në universitetin publik, arrestohet shqiptari për lidhjet me ISIS

Autoritetet malajziane kanë arrestuar sot 8 persona pasi dyshohet se kanë lidhje me organizatën terroriste ISIS. Mes 8 të prangosurve, është edhe një shqiptar, me profesion pedagog në një universitet publik në Shqipëri.


Pesë nga militantët, raporton “Russia Today” që kanë lidhje me grupin Abu Sayyaf (ASG), me bazë në Filipine, u ndaluan pas një aksioni të madh në tre shtete, tha një inspektor i policisë vendase në Malajzi.

Ky i fundit tha se një 35-vjeçar shqiptar, i cili është lektor në një universitet publik në Shqipëri, është arrestuar gjithashtu në Selangor më 1 tetor. “Sipas hetimeve doli se ai ka lidhje me militantët e Shtetit Islamik jashtë shtetit,” tha ai.

Malajzia, e cila ka kryer së fundi qindra arrestime të militantëve të dyshuar të Shtetit Islamik në vitet e fundit, nuk ka vuajtur ende një sulm madhor nga ISIS’i.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë