Loading…

Lekajt i djeg deklarata e ambasadorit zviceran që foli për hajninë: Sot do ta largoja, sikur të pyetesha

  • 28/03/2019 | 21:56

Lekajt i djeg deklarata e ambasadorit zviceran që foli për hajninë: Sot do ta largoja, sikur të pyetesha

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se do ta largonte nga Kosova Ambasadorin e Zvicrës, Jean Humbert Lebet sikur të pyetej ai, transmeton Gazeta Metro.


Ministrit Lekaj duket se i kanë djegur deklarata e Ambasadorit zviceran në Kosovë, ku në Skenderaj kishte thënë se Kosova duhet të largojë veteranët e rrejshëm nga lista, pasi nuk është normale që qeveria e Zvicrës të financoi ujësjellësin kur Kosova ka të holla.

“Nuk është normale që qeveria e Zvicrës të financoi ujësjellësin këtu, sepse e dimë që ekzistojnë të holla edhe në këtë vend. E dimë se vlera e këtij projekti është përafërsisht 2.5 për qind e vlerës për veteranët e luftës. Por, veteranët e vërtetë të cilët kanë luftuar për lirinë e këtij vendi. Nuk jemi të lumtur të shohim nëse njerëzit marrin këtë status pa ndonjë të drejtë. Do të thotë, nëse të hollat ruhen, jo për të financuar veteranët e rrejshëm, do të ndërtojmë shumë më shumë sisteme të ujësjellësit. Është shumë irrituese të shohim në këtë vend ku ka shumë shërbyes civilë, tri herë më tepër sesa në vendet e rajonit. Mjaftë është bërë për të përmirësuar administratën publike, mirëpo ende duhet të punohet në ketë drejtim”, pati thënë Lebet.

Lekaj thotë se është e papranueshme deklarata e ambasadorit zviceran për veteranët dhe madje para qytetarëve të Skenderajt, sipas tij ai është dashur të largohet nga Kosova pas asaj deklarate.

“Nuk është ambasadori për me u marrë me ato. Publikisht para qytetarëve është e pakuptimtë me e lidhë një investim me një temë të ndjeshme, me veteranët e luftës. Sikur t’isha ai që marrë vendime, sot ia kisha cu letrën e largimit”, ka thënë ministri Lekaj në T7.

Ministri nga radhët e AAK’së ndihet i fyer për deklaratat e fundit të ambasadorëve në lidhje me korrupsionin.

“Një ambasador i di përgjegjësitë e tij. Janë bërë si fëmija. Kujt t’i teket të na thotë ckado edhe të mos kenë përgjegjësi mbi ata që e thonë”, ka thënë Lekaj.

“Fjala publike e një ambasadorit të thuhet para familjarëve të dëshmorëve është e dhimbshme”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë