Loading…

Lekaj: Qeveria Haradinaj nuk ka përse të ekzistojë nëse e heq taksën Serbisë

  • 21/11/2018 | 20:45

Lekaj: Qeveria Haradinaj nuk ka përse të ekzistojë nëse e heq taksën Serbisë

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se Qeveria pjesë e së cilës është vet, nuk ka përse të ekzistojë, nëse hiqet vendimi i taksës prej 100% për produktet e Serbisë dhe Bosnjës.


Ai ka thënë në RTK se nuk ka kush që i bën që ta tërheqin këtë vendim.

“Vendimi nuk ka kthim prapa, nuk do të bëjnë punë presionet, por nëse hiqet, Qeveria nuk ka arsye të ekzistojë”, ka deklaruar Lekaj.

Ai tha se qeveria Haradinaj, nuk do të rrëzohet nga Lista Serbe e as nga partitë në opozitë, dhe ajo do të vazhdojë të kryej punët e saj.

Lekaj deklaroi se dështimi në Interpol duhet të analizohet dhe nëse do të vërehet se ka pasur neglizhencë, atëherë duhet të ketë edhe konsekuenca për qeverinë, konkretisht për MPJ-në.

Ai ka kërkuar që në rrethanat e krijuara të ndërpritet dialogu Kosovë- Serbi, pasi që agresioni i Serbisë është i madh.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë