Loading…

Lekaj lexon rezolutën 4 pikësh për murin në veri

  • 29/12/2016 | 11:39

Lekaj lexon rezolutën 4 pikësh për murin në veri

Kryetari i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se janë dakorduar me grupet tjera parlamentare që të kenë një rezolutë për murin në Mitrovicë, ku ndër të tjera kërkohet heqja e murit në muajin janar të vitit që vjen.


Pas një takimi që patëm me përfaqësuesit grupeve parlamentare të subjekteve pulitke janë dakorduar që muri është gjëja i shëmtuar në shekullin 21”

“Të rrënohet muri ilegal në veri të Mitrovicës, kjo të ndodhë në muajin janar. Qeveria e Kosovës të angazhohet që organet kompetente t’i ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore për që është në ndërtim e sipër, i njëjti të trajtohet si veprim politik dhe ndërtim pa leje. Qeveria e Kosovës të merr masat e nevojshme që të mos ndryshohet ura e Ibrit dhe e njëjta të mos i ndryshohen elementet që i kishte para vitit 1999 dhe jo t’i shtohet muri dhe shkallët. Të bëhet e mundur që të kthehen qytetarët në pjesën veriore dhe jugore të vendit”, tha ai.

Ai kërkoi që sot të votohet kjo rezolutë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë