Loading…

Lekaj kërkon zgjedhje që vendi të pastrohet nga krimi

  • 15/11/2016 | 11:55

Lekaj kërkon zgjedhje që vendi të pastrohet nga krimi

 

Kosova është kthyer gati në të njëjtën gjendje, sikur të ishte më shumë e administruar se sa e qeverisur.

Kjo sipas shefit të grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekajt.

“Zgjedhjet e 15 nëntorit të vitit 2009 – ato për nivelin lokal, legjitimonin tashmë jo IPVQ (Institucione të Përkohshme Vetëqeverisëse), por institucione shtetërore në kuptimin e plotë të fjalës edhe legalisht.”, ka shkruar ish-kryetari i Gjakovës në Facebook.

Sipas tij institucionet e Kosovës po sillen sikur nuk kanë asgjë në dorë për sa ju takon vendimeve që e forcojnë integritetin dhe sovranitetin e shtetit.

“Kemi plotë gjëra për çka mundemi me dyshuar, se Qeveria e Kosovës, ende edhe sot e kësaj dite nuk e konsideron veten, qeveri e shtetit të pavarur, prandaj bëhen koncesione e lëshime karshi fqinjëve, siç është rasti më Asociacionin, Demarkacionin tash se fundmi edhe me marrëveshjen e kodit të telefonisë.”, ka shkruar tutje ai.

Ai tha se pavarësia nuk është vetëm hajde po e shpallim, por është, ajo që vjen pas saj.

“Duke qenë që kjo datë koincidon me një segment të pavarësisë së vendit, atë të zgjedhjeve. Do të ishte po aq patriotike që po sot të shpalleshin zgjedhjet e t’i pavarësonim institucionet edhe një herë, por kësaj radhe nga kapja prej krimit dhe korrupsionit dhe kthimin e tyre në qëllimin për çka edhe krijohen, shërbimin ndaj qytetarëve”, ka deklaruar ai në fund./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë