Loading…

Lekaj i përgjigjet Listës Serbe për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj

  • 10/03/2019 | 18:50

Lekaj i përgjigjet Listës Serbe për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj i është kundërpërgjigjur “planeve” të Listës Serbe për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, transmeton Gazeta Metro.


Ai ka thënë se nëse deputetët e Listës Serbe kanë vendosur ta presin seancën për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, atëherë pritja do të zgjasë deri në përfundim të këtij mandati.

“Prandaj, unë u bëj thirrje që ta trajtojnë me seriozitet detyrën e deputetit dhe t’i lënë anash kërcënimet”, shkruan Lekaj në Facebook.

Lista Serbe ka paralajmëruar sot se do të kthehej në Kuvendin e Kosovës, nëse opozita i bën 51 vota për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë