Loading…

Lekaj dhe Kelmendi përballen për Demarkacionin dhe Asociacionin

  • 13/02/2017 | 19:12

Lekaj dhe Kelmendi përballen për Demarkacionin dhe Asociacionin

Çështja e Demarkacionit dhe Asociacioni i komunave serbe ka qenë ajo e cila ka përballuar Zëvendëskryeministrin e Kosovës, Ramiz Kelmendin dhe shefin e Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekajn.

Kelmendi dhe Lekaj, kanë dhënë mendime të ndryshme për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, i cili është bërë pikë e nxehtë debati ndërmjet pozitës dhe opozitës.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka deklaruar se çështja e demarkacionit është shumë me rëndësi për çështjen territoriale të Kosovës. Përderisa ka lavduar komisionin për matjen e territorit duke thënë se është duke kryer punën e vet dhe pret që të sillet në kuvend.

“Duhet të dihet një gjë se demarkacioni duhet të kryhet pasi që është kusht për viza”, ka thënë ai. Sipas tij qytetarët e vendit duhet që të lëvizin pa viza. “Kosova ka 10906 km katror. Sipas tij Kosova e ka sipërfaqen e vet. ‘Jemi në shekullin e 21 dhe nuk matet si në kohët e vjetra. Kelmendi ka thënë se qeveria i ka votat.

Kurse shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se nuk është çështje politike kërkesa për demarkacionin. “Marrëveshja është e dëmshme dhe duhet që të vijë në pikën zero. Kjo marrëveshje nuk do të kalojë”, ka thënë ai. Sipas tij marrëveshja nuk do të kalojë në kuvendin e Kosovës, pasi që edhe ka deputetë të pozitës që nuk do ta votojnë.

“Në bazë të ekspertëve Kosova me këtë marrëveshje me Malin e Zi humb territor. Për hir të realitetit kjo marrëveshje duhet të ndryshojë. Ne jemi bazuar me të gjitha faktet historike dhe gjeografike”, ka thënë ai.

Lekaj ka thënë se edhe nëse votohet demarkacioni nuk do të ketë liberalizim të vizave. “Edhe vendet e rajonit kanë probleme dhe kanë pasur problem me demarkacionin dhe nuk e kanë pasur kusht për liberalizim të vizave”, ka thënë ai.

Lekaj ka bërë me dije se edhe nëse do të kishte liberalizim të vizave “Neve në Bruksel na kanë thënë se nuk do të ketë liberalizim. Lëvizja pa viza është e drejtë elementare për qytetarët e vendit”, ka thënë ai.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka deklaruar se asociacioni duhet që të krijohet në bazë të debateve të gjera.

Kurse shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë sa i përket asociacionit ajo është punë e kryer që nuk duhet që të bëhet. ‘Gjykata kushtetuese ka vlerësuar për këtë. Ne për këtë kemi ligjin për OJQ. Pra edhe 4 apo 5 komuna mund të krijojnë asociacione”, ka theksuar ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë