Loading…

Lekaj: Askush nuk mund të luaj me kryeministrin Haradinaj, Thaçi nuk mund ta rrëzojë Qeverinë

  • 29/11/2018 | 21:44

Lekaj: Askush nuk mund të luaj me kryeministrin Haradinaj, Thaçi nuk mund ta rrëzojë Qeverinë

Ministri i Infrastrukturës dhe njëherësh nënkryetar i AAK’së, Pal Lekaj, është shprehur i bindur se presidenti i vendit Hashim Thaçi nuk mund ta rrëzojë Qeverinë Haradinaj.

Leka tha se ai nuk e beson se presidenti Thaçi mund të rrëzojë Qeverinë duke i dhënë një goditje të re Kosovës duke e dërguar në zgjedhje, njofton gazetametro.net.

Po ashtu ministri Lekaj tha se kryeparlamentari Veseli, ka qëndrim të  çartë se ky koalicion do të vazhdojë të ecë më tutje.

“Çka fiton shteti i Kosovës nëse Presidenti rrëzon Qeverinë? Ai asnjëherë nuk e ka përmend se do të shkojmë në zgjedhje. Përderisa nuk ka ndonjë informacion se po shkohet drejt zgjedhjeve, ne nuk besojmë se po prishet Qeveria. Nuk besojmë se dikush punon prapa shpinës sonë…Zgjedhjet nuk prodhojnë ndonjë ndryshim”, tha Lekaj.

Lekaj duke thënë se përkundër që Presidenti dhe Kryeministri mund të kenë mendime të ndryshme, kjo nuk nënkupton se do të prishet Qeveria, por ai tha se të gjithë duhet ta kenë të qartë se askush nuk mund të luaj me AAK dhe kryetarin e saj Ramush Haradinajn./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë