Frank Sinatra, një prej ikonave më të mëdha të muzikës dhe kinematografisë amerikane, është rikthyer në vëmendje për një pretendim të veçantë mbi rrënjët e tij familjare, transmeton Gazeta Metro.
Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin kur Sinatra takohet me një burrë nga Hora e Arbëreshëve (Piana degli Albanesi), i cili i prezantohet si kushëriri i tij. Burri i thotë Sinatrës se është nga Hora e Arbëreshëve dhe se është nip i Concetta Sinatra-s.
Në video, Sinatra duket se e njeh lidhjen familjare pasi dëgjon emrin e Concetta-s, ndërsa takimi është shoqëruar me reagime dhe të qeshura.
Pretendimi ka rikthyer diskutimet nëse familja e Frank Sinatrës mund të ketë pasur edhe rrënjë arbëreshe, pasi mbiemri Sinatra është i pranishëm në Siçili dhe në komunitetet arbëreshe të këtij rajoni./gazetametro.net