Loading…

Legjenda e Milanit i impresionuar nga Rrahmani, jep fjalë të mëdha për të

  • 06/10/2022 | 15:06

Legjenda e Milanit i impresionuar nga Rrahmani, jep fjalë të mëdha për të

Amir Rrahmani është bërë lider i ri i Napolit falë paraqitjeve impresionuese të sezonit të kaluar, por edhe të atij aktual.


Futbollisti kosovar po shfaq siguri dhe e ka stabilizuar mbrojtjen e ekipit italian, duke bërë që të mos ndihet fare largimi i Kalidou Koulibalyt.

E përfaqësuesi kosovar e ka befasuar tej mase legjendën e Milanit, Alessandro Costacurta, shkruan “Gazeta Express”.

Ish-qendërmbrojtësi italian thotë se Rrahmani bashkë me Kim po e përbëjnë një mbrojtje për t’ua pasur lakmi.

Napoli prin në Serie A dhe në grupin e tij në Ligën e Kampionëve dhe merita të mëdha ka ish-futbollisti i Dinamo Zagrebit dhe Veronës.

“Napoli është një simfoni perfektë. Ata të sulmojnë në të gjitha anët, luajnë mirë me topa të gjatë dhe të shkurtër. Është e jashtëzakonshme dhe e pabesueshme se çfarë ekipi ka ndërtuar trajneri Luciano Spalletti. Për mua, dy qendërmbrojtësit (Rrahmani e Kim) janë befasia më e madhe e këtij Napoli. Por, ata po luajnë mjaft, mjaft mirë”, u shpreh Costacurta për “Sky Sport”.

Rrahmani është absolut edhe në Kombëtaren e Kosovës, duke e udhëhequr me sukses mbrojtjen e saj.

Nëse vazhdon me këtë ritëm, 28 vjeçari ka mundësi të transferohet në një klub edhe më të madh evropian.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë