Loading…

Legalët dhe ilegalët përplasen në veri

  • 14/12/2016 | 08:08

Legalët dhe ilegalët përplasen në veri

Bashkëpunimi i kryetarit të Leposaviqit, Dragan Jablanoviq, me Prishtinën zyrtare ka irrituar strukturat paralele, të cilat janë ende aktive në këtë komunë.


Bashkë me ilegalët kundër Jablanoviqit ka dalë edhe ministri i Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Ljubomir Mariq. Përmes një komunikate të përbashkët me kryetarët e komunave veriore dhe ata të organeve të ashtuquajtura të përkohshme, janë hedhur akuza të shumta mbi Jablanoviqin.

Së fundi nga kryesuesi i Kuvendit Komunal të Leposaviqit, Zoran Todiq, është iniciuar shkarkimi i kryetarit të kësaj komune, Aleksandër Jablanoviq. Todiq të njëjtën kohë ushtron edhe postin e kryetarit të përkohshëm të Leposaviqit që vepron për llogari të Serbisë. Se ka kërkesë për shkarkimin e Jablanoviqit e ka konfirmuar nënkryetari i kësaj komune nga radhët e komunitetit shqiptar, Xhemshit Bekteshi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë