Loading…

LeBron James pranë marrëveshjes së re me Lakers, ja shuma marramendëse që do të fitojë

  • 08/08/2022 | 13:13

LeBron James pranë marrëveshjes së re me Lakers, ja shuma marramendëse që do të fitojë

LeBron James është pranë rinovimit të kontratës edhe me dy sezone të tjera me Lakers.


Sipas mediave amerikane, palët janë ulur në bisedime për të vijuar bashkëpunimin, ndërkohë që kontrata e mëparshme skadon më 30 qershor të verës së ardhshme.

Sipas marrëveshjes së re, “King James” pritet të arkëtojë 97.1 milionë dollarë për dy vitet e ardhshme (48 milionë për sezon).

“Sinjalet tregojnë se palët dëshirojnë të vazhdojnë të bashkëpunojnë. Së bashku fituan edhe një fitull kampion në vitin 2020 në NBA”, shkruajnë mediat vendase.

Lakers dhe LeBron James nënshkruajnë marrëveshjen e re me idenë për të bashkëpunuar për forcimin e skuadrës, në mënyrë që të rikthehen te titulli së shpejti.

Sezonin e fundit kalifornianët nuk u kualifikuan dot në fazën play off.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë